Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Efi shpërtheu kundër Bashkimit. Sipas saj konkurrentit i duket mburrje të refuzojë një femër.
“Ti e bërtet më të madhe që të refuzon. Ti mua më flet në backstage, ndërsa këtu bën të kundërtën. Ty të duket mburrje të refuzosh një femër”, u shpreh ajo.
Të njëjtën gjë pohoi dhe Mikela, e cila tha “Po është shumë e vërtetë, Bashkimi e përmend gjatë gjithë kohës:unë e refuzova, e refuzova.”
Efi: Unë jam munduar ta kuptoj Bashkimin.
Bashkimi: Jo ti nuk ke kuptuar fare.
Efi: Po pra në backstage të shpreh pëlqim, këtu jo.
Bashkimi: Unë se i kam ndenj afër, kjo e ka marr si pëlqim.
Efi: Edhe këtë e the?
Mikela: Pse e pyet dikë a ka pëlqim për ty, kur ti nuk ke për të? Ti e ke pyetur Efin.
Kujtojmë se Efi e ftoi Bashkimin në takim, mirëpo ky i fundit nuk pranoi.