Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo, ka marrë shumë vëmendje pasi u bë pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqiptëri, “Big Brother VIP”, shkruan “Kosovarja”.
Por, gjërat nuk shkuan dhe aq mirë pasi që Fifi nuk e përballoi mirë mbylljen dhe izolimin aty brenda, andaj vendosi të largohej dhe ta linte përfundimisht shtëpinë.
Ndërkaq ajo që ra në sy së fundmi, është një foto që kishte postuar këngëtarja ku shihet në aeroplan. Mbishkrimi përkrahë kësaj fotoje është ky: “Le të udhëtojmë paksa”.
Si duket, ajo ka marrë rrugë për në Stamboll për tu larguar nga realiteti dhe për ta qetësuar veten. /Kosovarja/