fbpx

Recetat e vjehrrës janë më të mirat: Pite e ëmbël me mollë

nga Revista Kosovarja

Kjo recetë shumë e shpejtë dhe mbi të gjitha është shumë e shijshme.

Përbërësit e nevojshëm:

4 mollë
30 g gjalpë
50 g mjaltë
2 lugë çaji kanellë
Lëkurë portokalli e grirë pak në rende
40 g sheqer
200 g salcë kosi
3 vezë
200 gr petë sfoliat

Mënyra e përgatitjes:

Lyjeni kallëpin me gjalpë,më pas shtoni brumin dhe shtypeni pak me gishta. Mbuloni skajet e kallëpit me brumë. Rrihni kosin, sheqerin dhe vezët.

Shkrijeni gjalpin dhe më pas shtoni mollët e qëruara të prera në feta feta. Sipër shtoni mjaltë dhe kanellë, më pas karameliyoni në zjarr të ulët. Para përfundimit shtoni lëkurën e portokallit. Shtoni mollët në salcën e kosit. Përziejmë dhe vendosim mbi brumë. Brumin e mbushur e vendosim mbi mbushje.

E lyejmë brumin me vezën e rrahur dhe e pjekim në 180 gradë për gjysmë ore. Spërkatni me sheqer pluhur dhe shoqërojeni me kafe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]