fbpx

Kumrije Mustafa lutet: O zot, na ruaj prindërit

nga Revista Kosovarja

Me tu përmendur mbiemri Mustafa, menjëherë na bien ndërmend dy motrat e famshme Safetja dhe Sahidja.

Këndojnë që nga fëmijëria dhe u shfaqen në publik për herë të parë në Radio Zagreb në vitin 1981 me kolaboracionin e televizionit RTP Prishtina, shkruan “Kosovarja”.

Sukseset janë ato që i kanë ndjekur pas që nga paraqitja e parë, e tani rrallë ekziston një shqipfolës që s’ka dëgjuar për to.

Me kalimin e viteve Sahides dhe Safetes iu bashkëngjiten edhe gjashtë motrat tjera, ku tani ka raste kur këndojnë të gjitha së bashku.

Një ndër to është edhe Kumria, e cila më shumë preferon bashkëpunimet me bashkëshortin e saj Besimin.

E kjo situatë në të cilët po ndodhet e tërë bota është duke e preokupuar edhe atë.

Me një foto krah prindërve, kjo është lutja e përzemërt e Kumries:

“O zot ruaj prindrit e mi dhe te gjithe te moshuarit kudo qe jane dhe gjithë njerzimin ne 🌎nga kjo pandemi dhasht zoti qe sa më shpejt te kalon dhe ti kthehmi normalitetit”./Kosovarja/.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]