Xhensila dhe Bes Kallaku janë çifti simpatik i shoubizit.
Besi i njohur si aktor e tani edhe si producent i filmit komik “Fallco”, e Xhensila si një këngëtare me nam, shkruan “Kosovarja”.
Thuaje të gjithë e njohim edhe gjyshen e Besit apo ndryshe ‘Ijen’ siç e quan ai, një zonjë – malësore e vërtetë.
Por, a e dini se aktori i njohur ka edhe një motër shumë të bukur të quajtur Ana.
Ana nuk është edhe aq e panjohur, pasi që ndryshe njihet edhe si prezantuese e emisionit ‘Scan’./Kosovarja/