fbpx

Zbuloni ndryshimin që Fifi bëri pak javë pas largimit nga “Big Brother”

nga Revista Kosovarja

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi, ka qenë një nga banorët më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Edhe pse fansat e saj e donin sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo vendosi që të largohej që të kujdesej për veten.

Pas një situate të pakëndshme gjatë një spektakli, kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur. Prej disa javësh, Fifi i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]