Këngëtarja kosovare Fifi kohët e fundit është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë.
Fifi e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother Vip bëri që publiku të dashurohej pas karakterit të saj si një nga banoret më të sinqerta aty brenda.
Ajo u bë jo pak e përfolur edhe për shkak të raporteve me Granitin të cilat më pas u shndërruan më shumë në miqësore.
Ishte Graniti ai i cili para pak ditësh në një intervistë tregoi se takimi i tyre i parë jashtë shtëpisë nuk shkoi mirë, ai priste përqafim dhe foto me Fifin por nuk ndodhi.
E një foto bashkë nga ata dy po e presin tash e sa kohë edhe fansat të cilët po ia kërkojnë publikisht këtë gjë Fifit.