fbpx

Milot Rashica sot u bë baba për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur Milot Rashica është një nga fytyrat më të dashura për publikun shqiptar.

Ai bashkë me bashkëshorten Belkizen janë mjaftë të përfolur nga mediet rozë duke përbërë një çift perfekt e shumë të kërkuar, shkruan “Kosovarja”.

Sot është ditë e veçantë për ta, për shkak se u bënë prindër për herë të parë.

Këtë moment të bukur e publikoj vet Miloti në spital me gruan bashkë me djalin e tyre në krahë.

Mënjëherë pas publikimit ky imazh mori pëlqime e komente të shumta duke e uruar për këtë ndjesi të veçantë./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]