fbpx

Banorët e “Big Brother VIP” buxhetin e fituar nga prova javore i dërgojnë për bamirësi në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Banorët e Big Brother VIP me provën e përfunduar me sukses fituan buxhet maksimal.

Për momentin kanë 45 mijë lekë dhe  ashtu si kanë njoftuar ditën e martë të sepektaklit  këto para do të shkojnë për bamirësi, shkruan “Kosovarja”.

Ishte aktorja tropojane, Arjola Demiri, që po lexonte zarfin e bardhë dhe pas mbarimit theksoi se paratë do të shkojnë për jetimat në Kosovë.

Ndërkohë, DJ Dagz nga kosova tha se me iniciativë do të merret DJ PM, pasi kur ishte brenda dëshironte ta realizonte këtë gjë edhe ai.

Derisa së fundi është shpërndarë kjo video në Instagram ky veprim human është komentuar mjaft shumë nga publiku duke i përgëzuar për veprimin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]