fbpx

Keith me dedikim dashurie për deputeten Adriana Matoshi

nga Revista Kosovarja

Deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi ka dy vite që kur po shijon lidhjen e dashuriës me me futbollistin Keith Groeneveld.

Dyshja janë tejet të komentuar për romancën e tyre, ndërsa në anën tjërë ata nuk hezitojnë që herë pas here të bëjnë dedikime dashurie për njëri-tjetrin.

Një të tillë së fundmi e ka bërë futbollisti, teksa postoi një fotografi përkrah aktores së njohur shqiptare.

Çifti shihen elegant dhe të veshur me shumë stil, derisa Adriana shihet e ulur në prehrin e futbollistit.

“Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti”, ka shkruar Keith në dedikimin e tij për aktoren.


Adriana përndryshe para pak kohe iu nënshtrua operimit për largimin e tumorit në tru.

Ajo njoftoi se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori dhe se i duhej t’i nënshtrohej kësaj ndërhyrjeje, e cila rezultojë e suksesshme dhe tashmë aktorja është duke u rikuperuar, madje ajo edhe iu është rikthyer seancave në Kuvendin e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]