Zanfina Ismaili është marrë me muzikë qysh në vegjëli, madje asaj kohe është paraqitur në festivale me rëndësi të këngës për fëmijë.
Këngëtarja, dikur e njohur edhe si motra e Adelinës, pasi kjo e fundit e kishte nisur më herët rrugën e muzikës e ishte sensacionale, me kalimin e viteve krijoi identitetin e saj si artiste, shkruan “Kosovarja”.
Nëse nuk e keni ditur, tu tregojmë se Zanfina Ismaili në vitin 1996 kishte marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër me këngën “Disko Epidemia”, ku kishte pasur një performancë shumë të bukur.
E rikujtojmë këtë këtë të kahershme, në kohë pandemie./Kosovarja/