Dasmat dhe ahengjet tashmë janë bërë temë diskutimi pas marrjes së vendimit se do të anulohen. Por për shkak të pakënaqësive të shumta nga këngëtarët, Ministria e Shëndetësisë mori vendim të shqyrtohet edhe njëherë vendimi.
Faza e dytë për mbrojtje nga koronavirusit, ka nisur me datë 18 maj dhe rregullat e reja janë përcaktuar nga Ministria, shkruan portali GazetaBlic.Kjo fazë mundësoi hapjen e disa bizneseve pas lehtësimit të masave, po ashtu edhe dy herë nga 120 minuta është dhënë mundësia për qarkullim.
Ministria, nuk tregoi se ka marrë një vendim lidhur me organizimin e dasmave dhe ahengjeve në fazën e dytë. GazetaBlic ka kontaktuar me zedhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotin për të marrë një përgjigjje.I pyetur se kur pritet të merret vendimi lidhur me organizimin e eventeve, dasmave ai tha se në muajin qershor do të merret vendimi.
‘Ahengjet rivlerësohen gjatë fazës së tretë që fillon me 1 qershor. A do të nisin dhe kur mbetet të përcaktohet gjatë qershorit’.