Dy muaj më parë, këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij rezultuan pozitiv me Covid-19, por tanimë të dy shëruar plotësisht.
Por, në një prononcim për GazetaBlic, këngëtari ka treguar se nuk ka frikë që të vazhdojë punën e tij me dasma, nëse Qeveria merr vendim që ato të lejohen.
“Nuk kam frikë absolut, por të them të drejtën dasmat sivjet janë shumë problematike. Madje nëse hapen kufijtë dhe vijnë gurbetqarët atëherë një pjesë e dasmave mbahen, por pa ta nuk ka dasma”, tha këngëtari.
Por, sa i përket asaj nëse merret vendim për anulimin e ahengjeve, këngëtari u shpreh se kjo gjë e tillë nuk besojë të ndodhë, pasi janë të shumta ato që mbahen në vendin tonë dhe është humbje e madhe për vendin.
“Të gjithë e dijnë çfarë pasoja ka, mund të kolapsojë shteti. Së paku 10 mijë dasma mbahen brenda vitit në Kosovë dhe të gjitha janë të lidhura, është humbje e madhe”, përfundoi ai.