E lindur në Prishtinë, ku ende vepron dhe shkollohet, Teah me shumë pasion e kthen në art çdo gjë që i sheh syri.
Vetëm 14 vjeçe por me talent të jashtëzakonshëm, Teah e cila artin e ka pikë të fortë flet për ambiciet e saj në këtë fushë si dhe planet për të ardhmen.
Që nga mosha e vogël ajo e dinte se me çfarë dëshironte të merrej e qe me shumë seriozitet filloi para 3 vitesh.
Imazhet që do të shfaqen në vazhdim tregojnë qartë talentin dhe zjarrin e një artisteje e cila punën e saj një ditë e sheh edhe jashtë kufijve.
Teah përveç pikturës është e aftë edhe në muzikë, përkatësisht në kitarë ku edhe në këtë fushë është vetmësuar dhe po vazhdon suksesshëm.
Punimet e saj mund t’i ndiqni edhe në instagram në @teah.draws si dhe TikTok teah_draws./Kosovarja/