Pak minuta më parë u raportua se Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident trafiku.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka pohuar se nuk ka persona të lënduar dhe bëhet fjalë për vet-aksident.
“Policia është njoftuar pak minuta më parë për një vet-aksident te Mensa e Studentëve. Është vetëm një veturë e përfshirë. Nuk ka asnjë person të lënduar. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes”, tha Bajram Krasniqi./Reporteri/