Beniada dhe Donaldi janë një nga dyshet më simpatike të “Big Brother VIP”. Që në nisje të rrugëtimit ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, dukr falur moment mjaft të bukura për publikun.
Biseda të ëmbla mes shokësh, rrëfime mbi jetën e dashurinë, lojëra dhe shumë humor. Janë këto fjalët që karakterizojnë raportin e tyre.
Videot “funny” të dyshes Beniada-Donald janë virale kudo në rrjetet sociale. Edhe së fundmi, një video e tyre po bën xhiron e rrjetit. Në videon në fjalë ata shihen tek flasin italisht, më saktë Beniada flet italisht kurse Donaldi i cili nuk di mundohet të bashkojë copëza fjalësh. Dhe biseda e tyre i ngjan shumë një bisede të përkthyer në “Google translate”, vetëm se është shumë më interesante.
View this post on Instagram