Familja Jashari ka shkruar historinë e re të Kosovës, do të kujtohen gjithmonë si kontribues të mëdhenjë të luftës për liri, shkruan “Kosovarja”.
Në 20 vitet e pas luftës, Jasharajt kanë jetuar me dhimbjen dhe krenarinë e të rënëvë, anëtarëve të familjes që u flijuan për lirinë e vendit.
Skenderaj, ka për kryetar pikërisht një nga anëtarët e familjes së madhe e legjendare. I pari i komunës është Bekim Jashari, i biri i Hamëz Jasharit, shkruan “Kosovarja”
Kryetari i Skenderajt, ka treguar se është besimtar i devotshëm i fesë islame. Ai, mbrëmë ka qenë i ftuar për idtar tek e motra dhe këtë moment të veçantë, e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.