fbpx

Rita Ora duket e mahnitshme në prapaskenat e fotosesionit për revistën spanjolle

nga Revista Kosovarja

Ylli shqiptare i muzikës me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka zbukuruar revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll.

31-vjeçarja është bërë pjesë e revistës spanjolle në numrin e ri të muajt mars, ku krahas fotosesionit flet edhe për muzikën dhe modën.

Rita, së fundmi solli disa imazhe të reja nga prapaskenat e realizimit të imazheve, ndërsa dukej e mrekullueshme dhe unike në veshje të ndryshme.

“Prapaskenat me Elle”, ka shkruar krijuesja e hitit “Anywhere” në mbishkrimin e imazheve që postoi për miliona fansa në Instagram.

Rita ndërkaq po shijon romancën me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi me të cilin së fundmi u shfaq në finalen e Super Bowl.

Ndryshe, artistja e famshme ndodhet e angazhuar në Australi me edicionin e ri të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë.


Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Ritës është bashkëpunimi me DJ Sam Feldt “Follow Me”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]