fbpx

Emisioni i Kim Kardashian është xhiruar ndaras shkaku i koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian ka treguar se sezoni i fundit, i 18-të, i emisionit Keeping Up With The Kardashians, për shkak se ajo dhe motrat e saj janë në karantinë, është xhiruar ndaras.

Ajo është paraqitur në episodin e së hënës “The Tonight Show: At Home Edition”, që prezantohet nga Jimmy Fallon.

Gjatë intervistës së saj, Kim Kardashian ka treguar se i tërë sezoni 18 i KUËTK është xhiruar, në përjashtim të episodit të fundit, i cili do të xhirohet individualisht nga anëtarët e emisionit për shkak se ata të gjithë janë në karantinë.

“Do të jetë me ne në karantinë, i xhiruar ndaras nga vet ne”, ka thënë ndërmarrësja dhe ylli amerikan.

“Kështu që ne vet i kemi instaluar tripodët dhe iPhone tonë dhe episodi i fundit do të jetë nga karantina”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]