fbpx

4 shtete të tjera ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore

nga Revista Kosovarja

Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do të ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore.

“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandWithUkraine”, ka shkruar sot në Twitter, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

“Sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda”, shkroi në Tëitter delegacioni rumun në NATO, shkruan CNN.

Ndërkaq Letonia mori vendimin për të mbyllur hapësirën e saj ajrore, në një vendim të tillë në koordinim me fqinjët e saj Lituaninë dhe Estoninë, bëri të ditur qeveria të shtunën në një deklaratë.

“Lituania po i bashkohet Letonisë dhe Estonisë në ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore”, tha të shtunën ministri lituanez i Transportit Marius Skuodis.

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]