fbpx

Pse s’ka siguri në shkollat tona?

nga Revista Kosovarja

Nuk është hera e parë që në shkollat e kryeqytetit dhe gjetiu vriten nxënës në mënyrë barbare, me mjete të ftohta dhe therje, shkruan “Kosovarja”.

Rasti i sotëm i vrasjes së nxënësit 14 vjeç, në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë,  dëshmon se në shkollat e Kosovës nuk ka siguri fizike dhe se në oborr të shkollave sorollaten grupe të ndryshme të rinjsh, që ndryshe njihen me emrin banda.

Andaj, rasti i sodit është rast për të zgjuar vetëdijen  institucionale dhe kombëtare, duke u dalë përballë  vrasësve me mjete ligjore dhe masa adekuate.

Prandaj, edhe rrjedhin një varg pyetjesh, e që duhet adresuar Qeverisë, konkretisht Ministrisë së Punëve të Brendshme për sigurinë në shkolla:

Pse nuk krijohet një rend ligjor që në shkollat e kryeqytetit, por edhe çdo kund tjetër, të jenë pjesë e sigurisë policë me uniforma apo edhe civilë?

Pse Ministria e Arsimit nuk ka një sistem kontrolli të nxënësve nga shërbimi i sigurisë publike në shkolla dhe në klasa?

T’i kontrollojnë nxënësit në xhepa e çanta se çka bartin me vete, kur dihet se nuk ka shkollë para së cilës nuk përdoren narkotikë, të cilat stimulojnë acarim e konflikt?

Dhe, po të jetë një kontroll sistematik, qoftë nga policia e Kosovës, qoftë nga sigurimi i shkollës, rastet si ky i sotmi do të rralloheshin, madje edhe do të zhduken tërësisht. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]