Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi përvec për karrierën e saj të suksesshme është mjaft e komentuar edhe për jetën e saj private.
Ajo javë më parë bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, e për të cilin nuk i ka kursyer dedikimet e shumta dhe postimet në rrjetet sociale.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa këngëtarja nga Ferizaj postoi disa imazhe ku shihet e lumtur përkrah tij dhe i dhuron puthje.
“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm me ty”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotove, të cilat u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që krahas lidhjes së re, këngëtarja po vazhdon me koncerte të shumta dhe projekte muzikore.
Kënga e saj e fundit “Hana” erdhi në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, e që u prit mirë nga fansat dhe deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube.