Kohën e fundit filmi “Marry Me” është duke thyer rekorde shikueshmërie në botë.
Kjo komedi i ka lënë mbresa të mëdha edhe këngëtares dhe modeles shqiptare, Morena Taraku, shkruan “Kosovarja”.
Artistja e ka shpërndarë një imazh të filmit në InstaStory, derisa ka thënë se në mbishkrimin e fotografisë do t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë gjithmonë lidhur me dashurinë.
“Përgjigja e shumë pyetjeve që kam pasur gjithmonë nga njerëzit! Dashuria nuk është para, famë apo pushtet, ka të bëj me respektin, dashurinë dhe kujdesin dhe më e rëndësishme të ndihet i/e sigurt”, ka shkruar ajo.
“Filmi më i mirë. Marry Me”, ka shtuar tutje bukuroshja nga Peja.
Kujtojmë se, Morena ka kohë që është duke jetuar në Turqi ku po vazhdon të veproj me punët e saj në qendrën estetike.
View this post on Instagram