Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, ka lindur e është rritur në Mitrovicë, gjegjësisht në veri të qytetit.
Artistja, disa herë e ka ngritur zërin për fatin e qytetit të saj, shtëpisë dhe situates në të cilen ndodhet veriu, shkruan “Kosovarja”.
Ja se çfatë shkruan Rona në postimin e saj të fundit rreth luftës:
Para 23 vitesh nuk kisha mbush’ 13, dhe në një ditë të zymtë si kjo, gjendje lufte në Kosovë, po shikonim televizor familjarisht, kur hop nga dritarja shifen ushtarë të maskuar në oborrin tonë! Ja pra ku na u shfaqën forcat paramilitare serbe. Rrapllimat nëpër dyer e dritare nuk vonuan, ata hynë e çfarë ndodhi brenda, ditën e fundit timen brenda asaj shtëpie, do t’ju tregoj një herë tjetër. Nejse, na përzunë nga shtëpia jonë dhe na thanë të ikim në Shqipëri. Që nga ajo ditë nuk u kthyem dot më aty, vullnetshëm e lirshëm, si çdo shtetas tjetër i këtij vendi pas lufte. 23 vjet fluturuan e zgjidhje akoma s’ka për veriun e Mitrovicës! The rest is history…
#VeriuMitrovicës