fbpx

Publikohet video nga reagimi i bashkëshortes së Will Smith në momentin kur aktori e goditi Chris Rock

nga Revista Kosovarja

Videoja e sapo shfaqur po jep një vështrim më të afërt sa i përket reagimit të Jada Pinkett Smith pas incidentit të bashkëshortit të saj, Will Smith me Chris Rock në “Oscars 2022”.

Klipi, i shpërndarë nga përdoruesi i TikTokut ‘305hoodhero’, tregon pasojat e momentit kur Will, 53 vjeç, goditi Rock, 57 vjeç, në skenë në Teatrin Dolby të Los Angeles, pasi komediani bëri shaka për kokën e rruar të Jadas.

Gjatë prezantimit të një çmimi, Rock e krahasoi pamjen e aktores 50-vjeçare me atë të Demi Moore në “GI Jane”.

https://www.tiktok.com/@305hoodhero/video/7081141689389288747?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7060105589736719877

Jada, e cila së fundmi rrëfeu se vuan nga alopecia, ishte zënë në kamerat duke rrotulluar sytë. Pak sekonda më vonë, Will doli në skenë dhe iu afrua Rockut, duke e goditur para audiencës dhe miliona njerëz që shikonin transmetimin televiziv në shtëpi.

Ndërkohë që Will fitoi një çmim për “Aktori më i mirë”, ai i kërkoi falje Akademisë së Filmit dhe të tjerëve që ishin pjesëmarrës.

Smith në anën tjetër i kërkoi falje Chrisit të nesërmen përmes rrjeteve sociale.

Jada po ashtu ka bërë një reagim rreth gjithë kësaj situate duke shkruar: “Është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”.

Në vazhdim do të shihet se cilat janë pasojat e Will që do të merren nga Akademia e Filmit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]