Për disa gatimi është thjeshtë kënaqësi, një formulë e sukseshme antistres që arrinë ti largojë njerëzit nga lodhja e mendimet e trishta. Por, për të tjerë gatimi është punë dhe pasion.
Ky është rasti i Dafina Neziri-Bajra, e cila të gatuarit e ka pasion e profesion dhe ja ka dalë të ketë klientelë mjaftë të gjërë qe porosisin dhe shijojnë ato që ajo i përgatit me dashuri, delikatesë dhe profesionalizëm, shkruan “Kosovarja”.
Dafina ka kindur e është rritur në Kosovë, por si 18 vjeçare është shprengulur në Cyrih të Zvicres. Sot është 25 vjeç, është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e tre femijëve dhe një grua mjaftë e dedikuar në punët që bënë.
Në Zvicër punon në një fabrikë medikamentesh, ndërkaq puna e saj e dytë që e ka edhe hobi, është gatimi i recetave të ndryshme. Tregon se gjithçka nisi kur ishte vetëm 9 vjeç dhe filloi të përgatiste deserte të ndryshme.
Sot, Dafina Neziri-Bajra punon me porosi ushqime tradicionale, si flia, byrek, mantia, bakllava, trileqe, desterte m si dhe torta për ditëlindje, apo festa familjare.
Aktualisht ka bashkëpunim me tri restaurante shqiptare që i futnizioj me ushqime tradicionale dhe desterte me shije fantastike. Gjithashtu, punon edhe për persona të cilët porosisin përmes faqes së saj në Instagram dafinaiscooking
Talentin e saj në kuzhinë e ka perfeksionuar edhe më shumë përmes kursit të mbajtur tek kuzhinerja e njohur shqiptare Mirdita Guraziu-Mira, ku edhe është paisur me çertifikatë, por edhe në një trajnimi tjetër profesional për kuzhinën në përgjithësi të mbajtur në Zvicër.
Dafina Neziri-Bajra është një nga femrat shqiptare me talent, kreativitet dhe kurajo për të ecur përpara dhe për të qenë një histori e gjallë suksesi përtej kufinjëve shqipëtar, ama me identitet dhe shije tadicionale./Kosovarja/