fbpx

Instrumentalisti nga Peja, Faruk Drenica mahnitë me talentin e tij

nga Revista Kosovarja

Talentin e trashëgoi nga babai i tij e që në moshën tre vjeçare ishte e qartë rruga të cilën do ta ndiqte, shkruan Kosovarja.

I lindur në Gjermani por që tashmë vijon studimet në vendlindjen e tij në Pejë, si dhe është tejet i kërkuar në profesionin e tij madje edhe jashtë kufijve.

E quajnë shkurt Luki, e që nuk i mungojnë bashkëpunimet e shumta me këngëtarët të estradës, por që më së shumti me Ylli Demajn, këngëtarin e njohur poashtu nga Peja.

Karrierën e filloi që në moshën 11 vjeçare e tashmë 15 vite ka performuar si instrumentalist me sint (piano dixhitale) dhe vazhdon të jetë tejet i kërkuar në dasma dhe ahengje, e që zëri i tij ka arritur deri në Australinë e largët.

Vlen të përmenden pjesëmarrjet e shumta në evente televizive për festa të fundvitit ku Farukun e kemi parë shumë herë në RTV21, Op Op Labi party, në KTV e shumë mbrëmje tjera muzikore.

Në profilin e tij @farukofficial1 do t’i gjeni të gjitha detajet rreth mbrëmjeve muzikore si dhe ta konraktoni për eventet tuaja të ndryshme të cilat sigurisht se me talentin e tij do t’i bëjë të paharrueshme. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]