fbpx

Edlira Zylali zonja që i bënë bakllavatë më të mira në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Receta e parë që e përgatit ishte një revani me shërbet, që i doli fantastike dhe ja pëlqyen shume ata që e shijuan. Por, ky ishte vetëm fillimi, ndërkohë që vazhdimi i punës, recetave e gatimeve të Edlira Zylalit është histori në vete.

Edlira Zylali është 32 vjeçarja duar-artë nga Strug e Maqedonisë së Veriut, që jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj në Cyrih të Zvicrës, e që gatimin e ka pasion e profesion.

Edlira, i përkunstohet shumë gatimeve që bënë, andaj shije e tyre është unike dhe e jashtëzakonshme. Ajo, investon mund e dashuri në secilen gjë që bënë dhe për këtë arsye porositë nuk mungojnë kurrë.

Tregon se që kur ishte 13 vjeç e shihte me admirim nënë duke përgatitur gjëra të ndryshme dhe kështu ajo nisi tia mësoj recetat dhe gatimet tradicionale, që sipas Edlires janë të mrekullueshme dhe pa krahasim.

Flet edhe për bakllavanë që siç thonë në gjuhën popullore “e shkrinë”. Tregon se mësoj ta bëjë në moshën 20 vjeçare dhe sot e përgatit në baza ditore për shkak të porosive të shumta nga klientët.

Sot, Edlira Zylali, pasionin dhe hobin e saj për të gatuar me delikatesë, e ka kthyer në punë, duke përgatitur ushqime, ëmbëlsira e kryesisht bakllava që të shkrihen në goje.

Ajo është e njohur për bakllavat e saj, të cilat klientët i porosisin përmes faqes së Instagrsmit edliras_bakllava ose në numrin e telefonit që gjendet në faqe.

Kjo është Edlira, zonja që nuk ka konkurrencë për bakllava.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]