Njëri prej mjekëve që iu përgjigj thirrjes së ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, ishte profesor Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni për t’i shërbyer pacientëve në Spitalin Infektiv.
Pak ditë më parë, ishte vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila bëri një postim në rrjetet sociale në nderim të mjekut që la familjen për të dalë në frontin e parë të luftës, ndërkohë që më parë një dedikim për të e doktorët e tjerë, ka bërë djali i tij, Dj Vicky.
Mirëpo sot rezulton se doktor Kraja është prekur nga Covid-19, lajm i bërë me dije në emisionin “Open”, nga kolegu i tij, Pëllumb Pipero.
Pjesë nga intervista në emision:
Eni Vasili: A është e vërtetë që ka drejtues spitali të shtruar në Infektiv?
Pëllumb Pipero: Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta.
I urojmë doktor Dhimitër Krajës shërim sa më të shpejtë!
https://www.instagram.com/p/B9-KmpKnUc6/?utm_source=ig_web_copy_link