Në mbledhjen e mbajtur nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, gjatë ditës së sotme, janë marrë disa vendime.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati pas mbledhjes tha se është miratuar raporti i Trustit me ulje të shpenzimeve prej 600 mijë euro.
Murati theksoi poashtu se e kanë diskutuar raportin e RTK-së, ku është kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve dhe inkasimit të të hyrave.