fbpx

26-vjeçarja bën vetaksident në Kamenicë, futet në autoservis

nga Revista Kosovarja

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Kamenicë – Gjilan, në fshatin Berivojcë, ku një grua ka humbur kontrollin e automjetit me ç’rast ka goditur një autoservis.

Burimet e Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 6:50.

Sipas këtyre burimeve, shoferja nuk e ka përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugës së lagur dhe kësisoj gjatë aksidentit ka pësuar lëndime trupore si dhe ka shkaktuar dëme materiale.

26-vjeçarja e aksidentuar, ka marrë tretman mjekësor në QE në Gjilan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]