fbpx

Zeqir Idrizi, personi që goditi me veturë një vajzë, dhe u nis për te automekaniku

nga Revista Kosovarja

Zeqir Idrizi, është 29 vjeçari i cili goditi gati për vdekje një vajzë dje në aksin Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ai sot u arrestua nga policia, nën dyshimin se dje kishte goditur viktimën dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima, siç ka pohuar dje Klinika Intensive, është dërguar në një gjendje të rëndë në repart.

Në anën tjetër, Zeqiri është munduar të fshehë gjurmët e aksidentit, duke e dërguar veturën te automekaniku.

Sot policia ka njoftuar se ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, dhe e ka arrestuar atë

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]