fbpx

Xhaketa e veshur nga Zelensky shitet në ankand për 105 mijë Euro

nga Revista Kosovarja

Një xhaketë e veshur dhe e nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shit për 105,000 Euro në Londër, në një fond për të ndihmuar Ukrainën. Çmimi fillestar i xhaketës ishte 58,000 Euro.

Ankandi përfshinte lodra të dhuruara nga Zonja e Parë ukrainase, Olena Zelenska, dhe fotografi nga fotografi i ndjerë, Max Levine, si dhe xhaketa e Zelenskyt.

Iniciativa e organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Londër mblodhi mbi 1 milion euro.

“Shumica e fondeve do të shkojnë për ripajisjen e Qendrës Mjekësore të Specializuar të Fëmijëve në Ukrainën Perëndimore”, tha ambasada.

Në një fjalim në mbledhjen e fondeve, kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi udhëheqjen e Zelenskyt, pasi presidenti ukrainas iu drejtua të pranishmëve përmes video-telefonatës, raporton CNN.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]