Një koncert i madh humanitar do të mbahet nesër në stadiumin e Podujevës, për të mbledhur të holla për shërimin e 28 vjeçarit, Arlind Veseli.
Arlindi, i cili ka humbur të dy veshkët, tash e ca kohë është duke u trajtuar me dializë. Për shërimin e tij po nevojiten shumë para, të cilat familja nuk mund t’i sigurojë e vetme.
Babai i tij, Ilasi, është duke kërkuar ndihmë nga bashkëatdhetarët, të cilët dëshirojnë t’i japin një dritë shprese Arlindit.
Koncerti në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të fillojë në ora 15:00, teksa do të përformojnë emra të njohur të muzikës shqipe.
Hyrja do të jetë 3 euro, teksa të hollat e mbledhura do dhurohen si donacion për Arlindin.
Për të ndihmuar Arlindin mund të kontribuoni edhe në numrat e mëposhtëm të xhiollogarisë:
Emri i Përfituesit në Bankë – Arlind Veseli
Banka Ekonomike
Numri i xhirollogarisë: 1401000003565996
IBAN: XK051401000003565996
SWIFT KODI: EKOMXKPRXXX
Numri i telefonit për kontakt: 00383-45-670-004
dhe Viber: 0037745670004