87
Dy ish-konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen”, Melisa dhe Andi vazhdojnë të komentohen nëpër rrjete sociale e media rozë, për shkak të krizave që çifti kanë herë pas here.
E siç duket dyshja janë ndarë sërish pasi kanë fshirë të gjithë fotografitë që kishin së bashku nëpër profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”, madje çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.