Ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool, Andy Carroll është përfshirë nga një skandal vetëm dy ditë para dasmës së tij.
Futbollisti pritej të martohej me të fejuarën e tij, yllin televiziv Billi Mucklow por para dasmës iu zbulua një skandal tradhëtie.
Në pamjet që tashmë janë bërë virale, futbollisti shihet i shtrire me një vajzë, e cila quhet Teylor Jane Willkey.
Kjo e fundit postoi dhe një foto me një robdishan ku shkruhej emri i futbollistit.
Pasi publikoi fotot, vajza tha se nuk kishte ndodhur asgjë që mund t’i prishte marrëdhënien Andyt, përveçse kishin kërcyer e pirë në një klub nate.