Një studim i realizuar në Kinë ka pohuar se klorokina, ilaçi kundër malaries, mund të ndihmojë pacientët me koronavirus të shërohen më shpejt.
Mjekët në Spitalin Renmin, Wuhan – aty ku filloi pandemia – u dhanë 31 pacientëve me koronavirus hidroksiklorurinë për pesë ditë dhe trajtuan 31 të tjerë me terapi normale, raporton Daily Mail.
Të infektuarit me pneunomi u përmirësuan 25 përqind më shumë tek pacientët në grupin e klorokinës, në krahasim me ata me trajtim normal.
Po ashtu, pacientët që morën hidroksilklorinë kishin gjithashtu më pak të ngjarë të përfundonin të sëmurë rëndë më vonë.
Klorokina është një nga medikamentet premtuese për trajtimin e COVID-19, e cila po testohet në prova klinike në vende të ndryshme të botës.
Studimi në fjalë u botua nga ekspertë mjekësorë në Universitetin Wuhan, por nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë.