fbpx

Pasuria e deklaruar e deputetes Adriana Matoshi

nga Revista Kosovarja

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publik të shtetit.

Në mesin e tyre është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Ajo ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.

Aktorja nga Gjilani ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e që po ashtu është e prindërve.

E njëjta më pas ka deklaruar të hyrat vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës, nga një produksion i serialit si dhe nga lokali privat që mban në Prishtinë.


Artistja mes tjerash zbulon se merr mbi 15 mijë euro në vit nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërkaq, prindërit e aktores gjithashtu marrin para nga qiratë e lokaleve që posedojnë në qytetin e Gjilanit.

Aktorja e mirënjohur theksojmë se u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]