Një tjetër histori suksesi, një tjetër femër që ja del si bashkëshorte, nënë dhe profesioniste e zonja, madje jashtë kufijëve të Kosovës, në Saint Mourice të Zvicres. Arta Cenaj-Gjocaj është me prejardhje nga Deçani, por që prej vitit 2011 jeton dhe vepron në Zvicër.
Është e martuar dhe ka dy fëmijë, që janë pasuria e saj më e madhe në jetë.
Tregon se dikur në Kosovë ka punuar si frizere, ndëkaq me arritjen në Zvicër u punësua tek salloni i Vlora Dautaj, të cilen e falenderon për përkushtimin ndaj saj për dy vite radhazi, kohë kjo kur Arta po hidhte hapat e parë drejtë suksesit, për të vazhduar më tej me shkollimin profesional të estetikës në Montreaux të Zvicrës.
Sot, ajo është estetiste e certifikuar nga qendrat më të njohura të estetikes dhe këtë punë thotë se e bën me shumë përkushtim e kënaqësi.
Qendra estetike e Artes ku ajo bënë një punë të mrekullueshme, quhet “Arta Estetique” dhe ofron tretmane të fytyres me fije kolagjeni, që është një metodë e re e aplikimt në vendin ku ajo jeton dhe vepron, gjithashtu kryhen tretmane të ndryshme si mbjellje të thonjëve, qerpikëve, plasma Pen, derma Pen, BB Glow, Hyaluron Pen, zbardhimin e dhëmbëve, vendosjen e gurëve vezullues, etj.
Për “Kosovaren”, Arta tregon se për momentin shërbimi që kërkohet me së shumti është tretmani për eliminimin e rrudhave me fije kolagjeni.
Por, pse e zgjedhin aq shumë kliente “Arta Estetique”?
“Mendoj se klientet me zgjedhin mua për arsye se jam jam e certifikuar disa herë nga qendra të njohura, por edhe sepse punën e bëjë me shumë përkushtim, profesionalizëm dhe gjithashtu garantoj për secilin shërbim që ofroj”.
Në fund, kjo femër që nuk i trembet punës dhe ecën me hapa të sigurt drejtë suksesit, inkurajon të gjitha vajzat shqiptare që ta shfaqin pa frikë talentin dhe dëshirat e tyre. “Vetëm me punë dhe ndershmëri, i bëjmë nderë vendit prej nga vijmë”, thotë Arta Cenaj-Gjocaj nga “Arta Estetique”.