fbpx

Opozita bllokon foltoren e kuvendit, Tahiri i PDK-së tërheq me forcë mikrofonin

nga Revista Kosovarja

Deputetët e opozitës e kanë bllokuar foltoren e kuvendit, teksa fjalën e mori deputetja e VV-së, Arbëresha Fazliu.

Gjatë bllokimit të foltores së kuvendit, shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka tërhequr me forcë mikrofonin e foltores, duke pamundësuar që aty të mbahen fjalime.

Momentalisht deputetët e opozitës janë duke diskutuar me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]