fbpx

Tavë me patate dhe salsisçe të freskëta

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 4 salsiçe të freskëta, 1 kg patate, 1 qepë, 1-2 speca, hudhër, piper i kuq, salcë domatesh, rigon, vaj për gatim dhe kripë.

PËRGATITJA: Në tigan kaurdisim qepën dhe specat e prerë hollë. E mbajmë tiganin me kapak që perimet të zbuten mirë. Shtojmë hudhra, piper të kuq, një lugë salcë dhe i përziejmë. Patatet e qëruara dhe të ndara në kubikë i shtojmë te tigani dhe i kaurdisim disa minuta bashkë të gjitha. Shtojmë një gotë me ujë, rregullojmë me kripë e piper gjellën dhe e hedhim te tava ku kemi vendosur salçiçet e freskëta. E pjekim në 200 gradë, në fund të furrës sa të zbuten patatet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]