fbpx

Të gjithë e lakmojnë trupin e Aurelës, këngëtarja tregon se si e ka arritur balancën

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka treguar herë pas here me postimet e ndryshme përkushtimin e saj ndaj sportit dhe stërvitjes në mënyrë të rregullt. Me anë të disa videove në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Gaçe ka pohuar së fundmi se si ka arritur të gjejë një balancë tek gjërat që do, ushqimet që dëshiron të konsumojë dhe stërvitjen e rregullt.

“Një nga pasionet që më bën të ndihem mirë. Aktiviteti të vesh me buzëqeshje e me energji pozitive. Kam gjetur një balancë mes asaj që dua. Kam kuptuar se duke kufizuar veten lodhesha psikologjikisht. Për vite me radhë e bëra, por nuk do të kthehem më atje. Tani nëse më hahet thjesht vazhdoj jetën pa e kufizuar asnjë dëshirë që kam për ushqimet. Ama aktiviteti fizik tek unë është kthyer në ‘ushqim për mendjen e shpirtin’”, ka shkruar Aurela krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se shembuj si Aurela të cilët kanë zgjedhur të kujdesen për veten duke u marrë me aktivitet sportiv rregullisht, kanë frymëzuar dhe shumë persona të tjerë që kanë vendosur të kryejnë të njëjtën mënyrë jetese në të mirë të shëndetit të tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]