fbpx

Kështu e mbron Shpend Ahmeti aktivistin e VV-së që e shajti Thaçin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për arrestimin e aktivistit të VV’së nga policët dhe truprojat e Presidentit Hashim Thaçi. Ahmeti po thotë se reagimi i tij s’ka të bëjë me parti apo përkrahje për dikë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se njëjtë do ta mbronte edhe Thaçin nga brutaliteti policor.

“S’ka të bëjë me parti e as përkrahje për dikë. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje. Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti thotë se pa marrë parasysh bindjeve, nuk është e drejtë të ngufaten njerëzit që shfaqin mospajtime.

“Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë. Mos i ngufatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve pa marrë parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159911652767166

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]