Rita Ora dukej mahnitëse me një fustan argjendi të frymëzuar nga vitet ‘20 në një fustan rrjete me thumba diamanti për një darkë në “Soho House” pas premierës së filmit “Thor: Love and Thunder” në Londër të martën.
Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, veshi një palë taka ari poshtë fustanit të shndritshëm, i cili tregonte këmbët e saj të tonifikuara.
Këngëtarja e hitit “Let Me Love You” mbante me vete një çantë me fije ari, e cila përshtatej me veshjen e saj.
Rita i lidhi flokët e saj ngjyrë karameli në stilin topuz dhe aplikoi një makijazh mjaft glamuroz në fytyrën e saj për mbrëmjen.