fbpx

Klea Huta bëhet nënë për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme ka marrë fund pritja e ëmbël për moderatoren dhe këngëtaren Klea Huta.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, si fryt i martesës me kantautorin Elgit Doda.

Lindja duket se ka shkuar mjaft mirë, teksa Klea ka ndarë fotografitë e tre duarve të familjes së re nga spitali, duke zbuluar edhe emrin e vogëlushit.

“Të dashurojmë Krid!! 04/06/2020”, ka shkruar ajo.

E njëjta fotografi është ndarë nga Elgiti, shoqëruar me deklarata dashurie për të shoqen dhe vogëlushin e sapo ardhur në jetë.

“Pak nga pak ne po formojmë pazëllin e jetës tonë, Të dua Klea Huta, të dua Krid”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]