Para disa muajsh, reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën “Don Xhon” kishte konfirmuar ndarjen nga modelja ruse, Ariana Lirey.
Kjo ndarje erdhi pak kohë pas takimit të parë të tyre që e zhvilluan në Dubai, teksa publikuan fotografitë e para së bashku.
Por, së fundmi modelja ruse në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shihet teksa i mban dorën një mashkulli ‘të panjohur’ deri më tani.
Ndërsa, Don Xhoni nuk ka zbuluar akoma ndonjë detaj nga jeta e tij private – teksa po e shijon suksesin e këngës “Katile”.