Në çdo kohë, një bel i hollë konsiderohej tërheqës, dhe për ta gjetur atë, njerëzit e epokave antike përdornin truket e vogla. Korset e para u shfaqën në kohët e lashta në Greqi dhe Egjipt, në ishullin e Kretës.
Ndonëse kanë kaluar vite e vite, korsetë i kanë rezistuar kohës, duke qenë gjithë në në funksion të linjave ideale, por edhe në trend.
E, korsetë më të bukura dhe unike në vend, po i realizon dizenjatorja e re e modës Blerta Arifi, një artiste e talentuar, bashkohore dhe avangarde.
Blerta, ka të përfunduar dizajnin e modës, andaj kreacionet dhe punimet e saj pos që janë me shije, janë edhe tejet profesionale.
Artistja, ka hapur biznesin e saj të vogël, por që ka rezultuar mjaftë i sukseshëm. Momentalisht po punon vetëm me korseta, dizajnin dhe qepjen e të cilëve e krijon totalisht vetë.
Shumë femra po zgjedhin korsetë e saj, që vijnë në ngjyra, materiale dhe stile të ndryshme, por përherë duke i qendruar besnike konstruksionit dhe funksionalitetit të korseve klasike.
Porositë për korsetat e dizajnuar dhe punuar nga dizenjatorja e modës Blerta Arifi, mund të bëhen vetëm online përmes faqes së saj në Instagram. Transporti në tërë Kosovën është falas, ndërkohë që korsetë mund të dërgohen edhe në çdo vend të botës.