fbpx

Sipas astrologëve të lindurit në këtë shenjë janë të fiksuar pas pastërtisë

nga Revista Kosovarja

Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh, të pastrosh ciflat e ushqimit në mikrovalë apo të gjesh se ku dreqin kanë përfundua çorapet. T’i gllabërojë lavatriçja vallë?

Por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha tak-fak si flutur, ashtu siç duan mamatë dhe vjehrrat nikoqire, por mund të quhet pa frikë maniake e pastërtisë.

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Virgjëresha të renditet e para. Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]