fbpx

Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta ditën e sotme artisti i talentuar, me krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive, Përparim Tomçini.

Lajmin e ka bërë të ditur ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet i pikëlluar për humbjen e kompozitorit.

Postimi i Luan Ramës: “Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!

Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!

Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]