fbpx

Eni Koçi flet për problemin shëndetësor që iu shkaktua nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Eni Koçi teksa po shijon pritjen e ëmbël ka filluar të jetë edhe më aktive në rrjete sociale.

Këngëtarja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ku mes tjerash ka folur për problemin e saj shëndetësor si pasojë e Covid-19.

Eni ka zbuluar se vuan nga parosmia, humbja e sensit të nuhatjes.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Eni ajo pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje”, tha këngëtarja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]